“Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – Mesazhet rrëqethëse në protestën para Qeverisë

“Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – Mesazhet rrëqethëse në protestën para Qeverisë

Written by

in

“Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – Mesazhet rrëqethëse në protestën para Qeverisë

Protesta që po vazhdon para Qeverisë së Kosovës po shoqërohet me thirrje për llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë, si dhe me kritika për dështimin e institucioneve për ta mbrojtur atë.

Para objektit të ekzekutivit, qytetarët kanë shpalosur një pëlhurë masive, ku kanë shkruar emrat e grave të vrara dhe mesazhe në kujtim të tyre. Shkrimet përcjellin dhimbjen për jetët e humbura dhe zemërimin për rastet kur gratë kërkuan mbrojtje, por nuk e morën atë.

“Për ato që sot duhet të ishin gjallë” – është fjalia përmbyllëse e shkruar në pëlhurë, që përmbledh mesazhin e protestuesve.

Ndër mesazhet e tjera janë:

“Për të gjitha gratë që u vranë”

“Për ato që nuk arritëm t’ua dimë emrat”

“Për ato që kërkuan mbrojtje dhe nuk u mbrojtën”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali