
Veç nxënësve, e mjeteve tjera shkollore, në njërën nga klasat e shkollës “Stana Bacanin”, të mërkurën u alarmua se ka edhe diçka tjetër.
Kjo e fundit, u paralajmërua se do t’ua rrezikonte jetën të pranishmëve sipas një SMS-i që pranoi drejtori i këtij institucioni arsimor në Leshak të Leposaviqit.
Lajmërimi për eksploziv angazhoi njësitet policore, që evakuuan plot 304 nxënës nga objekti.
Aktualisht nuk dihet se kush e nisi emailen, por forma e tillë është e njohur për organet e rendit.
Mësimdhënësit i thanë Klanit pas kamerës, se kjo situatë i ka shqetësuar ata dhe prindërit e nxënësve dhe presin që sa mër parë ky rast të zbardhet.