Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera

Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera

Written by

in

Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ndaj së cilës po shtohen kërkesat për dorëheqje, nuk ka reaguar ende lidhur me protestën dhe thirrjet për largimin e saj nga kjo pozitë.

Pavarësisht se protestuesit kanë paralajmëruar se do ta kalojnë gjithë natën para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që Gërvalla të japë dorëheqje ose të shkarkohet, nga ministrja nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këto kërkesa.

Megjithatë, Gërvalla është shfaqur në rrjetet sociale, ku ka publikuar një postim për çështjen e transferimit të personave të dënuar, pa iu referuar situatës së krijuar dhe thirrjeve për largimin e saj.

“Çështja e transferimit të personave të dënuar është shumëdimensionale dhe prandaj rregullohet përmes marrëveshjes mes dy shteteve tona, gjë që e përmbyll pakon e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me këtë shtet mik të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali