The Times: Vuçiq ishte pranë grushtshtetit pas humbjes

The Times: Vuçiq ishte pranë grushtshtetit pas humbjes

Written by

in

Lideri autoritar serb Aleksandar Vuçiq ishte pranë organizimit të një grushti të dhunshëm shteti për të qëndruar në pushtet, para se të tërhiqej papritur të dielën, sipas politikanëve dhe një ish-zyrtari të policisë që kanë folur për gazetën The Times.

Dëshmitë sugjerojnë se Vuçiq ishte i vendosur të qëndronte në pushtet pas 12 vjetësh në detyrë, por u tërhoq kur u bë e qartë se Lista Studentore kishte fituar një shumicë prej 500 mijë votash në zgjedhjet e përgjithshme dhe pasi mori telefonata me thirrje që të mos vazhdonte përballjen.

“Ai dërgoi 4.000 policë dhe 3.000 huliganë në qendër të Beogradit të dielën për të mbrojtur regjimin,  jam 100 për qind i sigurt se po planifikonte të mos e pranonte rezultatin”, tha Spasoje Vuleviq, ish-shef i njësisë antiterroriste të policisë së Serbisë.

Burimi: RTKLive