Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

Written by

in

Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, të mërkurën, nënkampioni i Kosovës u mposht thellë nga Elan Chaloni me rezultatin 94:66.

Ndeshjen e Grupit F, skuadra franceze e dominoi nga fillimi.

Në pjesën e parë krijoi epërsi prej 20 pikësh, derisa më thellë triumfoi në periudhën e tretë, 23:7.

Prizrenasit nuk e patën forcën të kthehen në dhjetë minutat e fundit, në të cilën hynë me 36 pikë disavantazh.

Bashkimi i ka zhvilluar tri ndeshje, ndërsa e ka një fitore e dy disfata. Pas një jave, Bashkimi luan në udhëtim te Biotekno Korfez Basket e Turqisë.