Aksidenti në Spanjë, ndër fatkeqësitë më të rënda hekurudhore në Evropën moderne

Aksidenti në Spanjë, ndër fatkeqësitë më të rënda hekurudhore në Evropën moderne

Written by

in

Aksidenti i sotëm, ku kanë humbur jetën të paktën 68 persona, është përplasja e dytë vdekjeprurëse e trenave në të njëjtën linjë brenda më pak se një viti dhe pritet të ngrejë pikëpyetje për infrastrukturën hekurudhore të Spanjës.

Ky aksident renditet ndër më vdekjeprurësit që kanë përfshirë trenat, tramvajet dhe metrotë në Evropë gjatë viteve të fundit.

Greqi, 2023: Një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në të njëjtën linjë, në veri të Greqisë. Si pasojë, humbën jetën 57 persona.

Spanjë, 2013: Një aksident hekurudhor la 80 të vdekur dhe 145 të plagosur, pasi një tren me shpejtësi të lartë, me tetë vagonë, doli nga shinat dhe u përplas pranë qytetit Santiago de Compostela, në veriperëndim të vendit.

Mali i Zi, 2006: Të paktën 44 persona humbën jetën dhe më shumë se 180 të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe ra në një humnerë jashtë kryeqytetit, Podgoricë.

Austri, 2000: Një teleferik hekurudhor mori flakë në një tunel malor, lart mbi qytetin Kaprun, duke shkaktuar vdekjen e 155 personave.

Gjermani, 1998: Një tren me shpejtësi të lartë doli nga shinat në Eschede, në Saksoninë e Ulët, duke shkaktuar vdekjen e 101 personave. Ky ishte aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, raporton BBC.

Burimi: RTKLive