Shqipëria ashpërson masat për protestuesit, gjobat deri në 5 mijë euro

Shqipëria ashpërson masat për protestuesit, gjobat deri në 5 mijë euro

Written by

in

Shqipëria ashpërson masat për protestuesit, gjobat deri në 5 mijë euro

Qeveria e Shqipërisë ka paraparë masa më të ashpra për shkeljet gjatë protestave, përfshirë gjoba deri në 5 mijë euro për personat që fshehin identitetin dhe nuk i binden urdhrave të policisë.

Ndryshimet në Ligjin për Tubimet parashohin edhe kufizime të përkohshme të protestave pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, në rastet kur ekziston rrezik serioz dhe i afërt për dhunë ose dëmtim të pronës.

Sipas paketës së re, policia mund të urdhërojë largimin e personave nga zona të caktuara për deri në 48 orë, nëse ata paraqesin kërcënime, përdorin dhunë ose pengojnë qasjen në këto zona.

Masat përfshijnë edhe regjistrimin elektronik të personave të referuar në prokurori ose nën hetim për vepra të dhunshme gjatë tubimeve publike. Në raste të caktuara, të dhënat mund të përdoren nga Policia Kufitare për verifikime dhe zbatimin e kufizimeve ligjore për daljen nga Shqipëria.

Paketa parasheh gjithashtu masa ndaj thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale dhe regjistrimin audiovizual të paralajmërimeve policore e incidenteve gjatë protestave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali