Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Written by

in

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Një tjetër pikë e rëndësishme është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, transmeton Klankosova.tv.

Në rend dite është përfshirë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, ndërsa më pas deputetët do të kenë mundësi të bëjnë deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.