Gjatë ditës së parë, diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, transformimin digjital, inteligjencën artificiale, energjinë e ripërtëritshme dhe zhvillimin e industrisë moderne.
Në hapjen e forumit morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm.
Dita e sotme i kushtohet takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet kompanive kosovare dhe gjermane, me synimin për të identifikuar mundësi konkrete investimi dhe për të krijuar partneritete të reja.
Në kuadër të programit janë paraparë edhe diskutime për diasporën e biznesit kosovar në Gjermani, prodhimin e qëndrueshëm dhe zgjerimin e bashkëpunimit industrial.
Forumi organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe synon të nxisë investimet gjermane në Kosovë, si dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimi për bizneset e të dy vendeve.
Burimi: RTKLive
