Nëna kërcënon djalin pas një mosmarrëveshjeje për pronën në Malishevë, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Nëna kërcënon djalin pas një mosmarrëveshjeje për pronën në Malishevë, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Written by

in

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se ka kanosur djalin e saj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 tetor 2026, rreth orës 22:15, në Malishevë.

E dyshuara, është arrestuar nga Policia dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kompetent, ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. /Telegrafi/