Naim Murseli dhe Granit Plava ishin dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.
Seanca ka nisur të enjten, ndërsa gjyqtari referues, Xhevdet Abazi, ka bërë të ditur se në të do të elaborohen ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësve të të akuzuarve dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Leutrim Sylaj.
Gjyqtari referues ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë e mbyllur për publikun për shkak të rrethanave të rastit dhe raporteve familjare të palëve.
Burimi: RTKLive
