U bllokua në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun

U bllokua në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun

Written by

in

U bllokua në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun

Një i ri është shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës i Gramshit, pasi mbeti i bllokuar në mes të lumit Devoll.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, në zonën mes fshatrave Menkollar dhe Kodovjat, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

I riu, me inicialet E.Ç., kishte hyrë në lumë për të kaluar nga Menkollari drejt Kodovjatit, por mbeti i bllokuar në mes të rrjedhës.

Pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit e Gramshit ndërhynë për nxjerrjen e tij nga lumi, duke bërë të mundur shpëtimin pa pasoja për jetën.