“Kallashnikov, karikatorë, fishek dhe mjete ushtarake”, gjenden armë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – rasti po hetohet

"Kallashnikov, karikatorë, fishek dhe mjete ushtarake", gjenden armë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq - rasti po hetohet

Written by

in

Njësitet policore në një shtëpi të pabanuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe mjete ushtarake.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në fshatin Dren të Leposaviqit.

Tutje thuhet se lidhuar me rasti është informuar prokurori.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pa banuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1-AK 47, 2-karikatorë të zbrazët të AK-47, 119-fishekë cal-7.62×39 mm, pantallona ushtarake, 1-kapelë dhe një termos ushtarak. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/