
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit.
Hoti i është drejtuar Muratit me akuza të drejtpërdrejta, duke e kritikuar për menaxhimin e financave publike.
“Ministër, po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh”, ka deklaruar Hoti.
Përplasja mes tyre ka ndodhur gjatë diskutimeve parlamentare për çështjet buxhetore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali