Bimët e shtëpisë nuk kanë nevojë vetëm për ujitje dhe kujdes të rregullt, por edhe për një vend të përshtatshëm.
Nxehtësia e tepërt, ajri i ftohtë dhe mungesa e dritës mund të dëmtojnë gjethet dhe të ngadalësojnë rritjen e tyre.
Ekspertët këshillojnë të shmangni shtatë vende gjatë sistemimit të bimëve në shtëpi, veçanërisht në muajt e ftohtë.
1. Poshtë kanaleve të ventilimit: Ajri i ngrohtë nga ngrohja dhe ai i ftohtë nga kondicioneri mund të thajnë gjethet dhe të shkaktojnë stres te bimët.
2. Pranë radiatorëve dhe oxhaqeve: Nxehtësia e drejtpërdrejtë mund të thajë tokën dhe t’i bëjë skajet e gjetheve kafe e të brishta.
3. Pranë derës së hyrjes: Hapja e shpeshtë e derës sjell ndryshime të menjëhershme të temperaturës, të cilat shumë bimë nuk i tolerojnë mirë.
4. Ngjitur me xhamin e ftohtë të dritares: Gjatë dimrit, temperaturat e ulëta pranë xhamit mund të dëmtojnë bimët e ndjeshme. Zgjidhja është t’i largoni pak nga dritarja, pa i privuar nga drita natyrale.
5. Në dritare me diell të fortë: Rrezet intensive mund të shkaktojnë njolla të zbehta ose kafe në gjethe. Zgjidhni një vend me dritë të filtruar për speciet që nuk e tolerojnë diellin e drejtpërdrejtë.
6. Pranë pajisjeve të kuzhinës: Furra, çajniku dhe pajisjet e tjera mund të lëshojnë nxehtësi e avull, duke krijuar ndryshime të shpeshta të kushteve përreth bimëve.
7. Në banjo pa dritare: Lagështia e lartë nuk mjafton për mbijetesën e bimëve pa dritë. Në këto raste, zgjidhni një hapësirë më të ndriçuar ose përdorni ndriçim të posaçëm për rritjen e tyre. /Telegrafi/