Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

Written by

in

Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike është raportuar më 7 tetor në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 12:20, Policia është njoftuar se një grua kishte rënë në tokë nga një objekt banesor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi i urgjencës, ku është identifikuar viktima, Nexhime Imeri, rreth 73-vjeçare.

Sipas hetimeve fillestare, viktima dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së saj, nga kati i tretë, ndërsa motivet dhe rrethanat e sakta mbeten ende të panjohura.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali