Presidentja riafirmon partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

Presidentja riafirmon partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

Written by

in

Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në siguri, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, si dhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Shiroka Pula ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në sigurinë, zhvillimin dhe avancimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Burimi: RTKLive