Kurti: Nuk do të na ndalin synimin që pasurimi të jetë i drejtë dhe i pastër

Kurti: Nuk do të na ndalin synimin që pasurimi të jetë i drejtë dhe i pastër

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar sërish në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024. Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti në facebook”.

 

 

 

Burimi: RTKLive