Prishtina nënshkruan 12 kontrata për ndërtimin e serrave të automatizuara

Prishtina nënshkruan 12 kontrata për ndërtimin e serrave të automatizuara

Written by

in

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kontratat u nënshkruan nga kryetari Përparim Rama dhe drejtoresha e Bujqësisë, Jeta Rafuna.

Serrat do të kenë sipërfaqe prej pesë ari secila dhe do të pajisen me mekanizma të automatizuar, të cilët synojnë të krijojnë kushte më moderne dhe efikase për kultivimin e produkteve bujqësore.

Komuna e Prishtinës e ka cilësuar këtë projekt si një hap drejt modernizimit të sektorit të bujqësisë dhe mbështetjes së fermerëve lokalë.

Përmes këtij projekti, synohet përmirësimi i kushteve të prodhimit dhe forcimi i kapaciteteve të fermerëve për të rritur prodhimin vendor.

Burimi: RTKLive