Meloni pas tragjedisë së helikopterit të EUFOR-it: Jemi të tronditur

Meloni pas tragjedisë së helikopterit të EUFOR-it: Jemi të tronditur

Written by

in

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas aksidentit tragjik me një helikopter italian të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë, duke shprehur pikëllimin e saj për këtë ngjarje.

Përmes një postimi në X, Meloni tha se mendimet e saj janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, duke shërbyer në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po përjetojnë orë ankthi.

“U shpreh atyre afërsinë time më të sinqertë, si dhe atë të Qeverisë italiane”, ka shkruar Meloni.

 

Burimi: RTKLive