Protestë para Qeverisë për rastin e Arlinda Zekajt, në kohën kur Gërvalla e Sveçla mbajnë konferencë

Protestë para Qeverisë për rastin e Arlinda Zekajt, në kohën kur Gërvalla e Sveçla mbajnë konferencë

Written by

in

Protesta para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt, do të vazhdojë edhe sot, të premten, më 30 tetor, nga ora 09:00.

Protesta është paralajmëruar të mbahet në të njëjtën kohë kur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me këtë rast.

Gjatë protestës së mbajtur të enjten, organizatorët kanë bërë publike kërkesat e protestuesve, të cilët po kërkojnë shkarkime, ndjekje penale dhe burgosje të zyrtarëve që i konsiderojnë përgjegjës për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Burimi: Dukagjini