
Super spektakli më i ndjekur në shqiptari, Big Brother VIP Kosova, rikthehet sonte.
Shikuesit e Klan Kosovës, e kanë veç një mision.
Të ulen përpara ekraneve dhe ta shijojnë nisjen e edicionit të pestë të këtij formati, që do të sjellë emocione dhe dinamika të jashtëzakonshme që 20 banorët e shtëpisë më të famshme shqiptare sjellin qysh në natën e parë.
Për këtë sezon është përzgjedhur një kast tejet divers, me personalitete të spikatura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.
Vëllai i Madh ka befasuar mbrëmë, duke futur brenda shtëpisë tre banorë.
Por spektakli i vërtetë nis sonte!
Klan Kosova, 20:45