
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.
Gjatë konferencës, Gërvalla deklaroi se vrasja e Arlindës me shumë gjasë mund të ishte parandaluar, duke theksuar se institucionet duhet të japin përgjigje për veprimet dhe mosveprimet e tyre, e jo të gjejnë arsyetime.
Ajo ngriti gjithashtu pikëpyetje nëse mosveprimet institucionale mund të shpjegohen vetëm me neglizhencë apo nëse mund të ketë pasur edhe ndikime të jashtme, përfshirë ato nga qarqe politike apo kriminale.
Megjithatë, Gërvalla theksoi se raporti nuk përmban prova të drejtpërdrejta për ndikime të tilla, por se përmasat e mosveprimeve e bëjnë të domosdoshëm shqyrtimin edhe të kësaj mundësie.
“Nuk është detyra jonë të gjejmë arsyetime për institucionet, por përgjigje për veprimet apo mosveprimet. Vrasja e Arlinda Zekajt me shumë gjasë mund të ishte parandaluar. A mund të shpjegohen të gjitha këto mosveprime vetëm me neglizhencë, apo ka pasur ndikime të jashtme, përfshirë ndikime nga qarqe politike apo kriminale. Raporti nuk përmban prova të drejtpërdrejta për një ndikim të tillë, por përmasat e mosveprimeve e bëjnë të domosdoshëm edhe shqyrtimin e kësaj mundësie”, deklaroi Gërvalla.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali