Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Obiliq, gjenden tetë gëzhoja

Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Obiliq, gjenden tetë gëzhoja

Written by

in

Sipas raportit policor, ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të armës së zjarrit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe se është duke u hetuar.

Burimi: RTKLive