Supremja merr vendim: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën më shumë se 8 ditë

Supremja merr vendim: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën më shumë se 8 ditë

Written by

in

Supremja merr vendim: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën më shumë se 8 ditë

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar dispozitën për mbajtjen e patentë-shoferit deri në përfundimin e masës mbrojtëse.

Sipas njoftimit, është vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre.

“Duke iu referuar nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë. Për rrjedhojë, kushtëzimi i tërheqjes së dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin”

Supremja thotë se një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk kanë bazë ligjore.

Gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij Udhëzimi Administrativ duke vlerësuar se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj.