Dua Lipa mahnit në ceremoninë e çmimeve në New York, shfaqet me veshje të veçantë nga Chanel

Dua Lipa mahnit në ceremoninë e çmimeve në New York, shfaqet me veshje të veçantë nga Chanel

Written by

in

Dua Lipa mahnit në ceremoninë e çmimeve në New York, shfaqet me veshje të veçantë nga Chanel

Ylli shqiptar i muzikës, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSJ Magazine Innovator Awards”, e mbajtur të enjten mbrëma në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.

Këngëtarja u shfaq e veshur me një komplet të veçantë nga koleksioni i modës së lartë të Chanel për sezonin vjeshtë-dimër 2026. Veshja përbëhej nga një xhaketë dhe një fund i ngushtë deri në gju, të punuara me teksturë të theksuar leshi, pupla të zeza dhe detaje dekorative me rruaza.

Pamjen e saj e plotësoi me një kapelë të zezë me strehë të gjerë, këpucë sateni dhe çizme të zbukuruara me rruaza. Për stilimin e këngëtares u kujdes stilisti i saj prej kohësh, Lorenzo Posocco.

Edhe grimi ishte në harmoni me veshjen, me tone të ngrohta, hije bronzi dhe buzëkuq nude.

Ceremonia e organizuar nga revista “The Wall Street Journal” u mbajt më 29 tetor dhe shënoi edicionin e 16-të të çmimeve. Këtë vit u vlerësuan shtatë personalitete nga fusha të ndryshme, ndërsa në kategorinë e muzikës çmimi iu nda këngëtares spanjolle Rosalía.

Në mesin e të ftuarve të tjerë ishin edhe Lupita Nyong’o, Cara Delevingne, A$AP Rocky, Christian Louboutin dhe Gayle King.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali