Nga 1 maji 2027 do të fillojë linja ajrore nga Tivati në Shkup, e cila fillimisht do të operojë dy herë në javë.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit Aleksandar Nikoloski, kjo do të kontribuojë jo vetëm në rritjen e numrit të pasagjerëve, por edhe në rritjen e turizmit dhe ekonomisë.
“Ajo që diskutuam 20 ditë më parë gjatë vizitës sonë në Mal të Zi po realizohet. Shpresoj që kjo linjë ajrore do të kontribuojë seriozisht në rritjen e numrit të pasagjerëve, por edhe në rritjen e turizmit dhe biznesit. Shpresoj që shumë njerëz do ta përdorin këtë linjë ajrore”, tha Nikoloski në konferencën e përbashkët për shtyp të sotme me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Filip Ivanoviç.
Në takim, dy zëvendëskryeministrat diskutuan gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ranë dakord të mbajnë një forum të madh biznesi të kompanive nga të dy vendet vitin e ardhshëm./Telegrafi/