Çmimi i naftës rritet mbi 60 % krahasuar me periudhën para luftës me Iranin

Çmimi i naftës rritet mbi 60 % krahasuar me periudhën para luftës me Iranin

Written by

in

Nafta Brent, që shërben si pikë referimi për tregun global, është shtrenjtuar për më shumë se 60 për qind krahasuar me periudhën para luftës. Të premten, çmimi i kontratave të naftës për muajin dhjetor u rrit për më shumë se dy për qind, duke kaluar përkohësisht 117 dollarë për fuçi.

Sipas kompanisë së inteligjencës së tregut Kpler, eksportet e naftës nga Gjiri arritën mesatarisht në 24.6 milionë fuçi në ditë gjatë javës që përfundoi më 18 tetor, duke tejkaluar nivelin mesatar të periudhës para luftës.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se çmimet po ndikohen nga frika e rifillimit të luftimeve, pakësimi i rezervave të naftës dhe rritja e kostove të transportit nga rajoni.

Adi Imsirovic, ligjërues i sistemeve energjetike në Universitetin e Oksfordit dhe tregtar me përvojë i naftës, tha për Al Jazeera-n se tregu po reflekton pritjet për vazhdimin e konfliktit dhe mundësinë e përshkallëzimit të tij.

Ndërkohë, kompanitë e transportit detar kanë krijuar sisteme të bartjes së naftës nga një anije në tjetrën pranë brigjeve të Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për të zvogëluar kohën e qëndrimit të anijeve në ujërat e rrezikshme pranë Ngushticës së Hormuzit.

Burimi: RTKLive