Tre banorë u futën mbrëmë në BBVK, Olsa Muhameti: Sonte nis loja e vërtetë

Tre banorë u futën mbrëmë në BBVK, Olsa Muhameti: Sonte nis loja e vërtetë

Written by

in

Tre banorët e parë kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, i cili filon sonte.

Konkurrentët që iu bashkuan këtij edicioni janë regjisorja Arlinda Morina, reperi Nichi dhe vlogerja e njohur Antoneta Koci.

Ndërkohë, hyrja e tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka qenë një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët prisnin që gjithçka të niste të premten.

Megjithatë, nuk mbaron me kaq, pasi prime-i i parë fillon zyrtarisht këtë mbrëmje dhe siç theksoi producentja ekzekutive Olsa Muhameti se loja e vërtetë fillon sonte.

“Vëllai i Madh vendosi në këtë Pre-Prime ta hap derën e shtëpisë për vetëm 3 banorë, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht pyetjeve provokuese te tij. Ama nesër është Prime 1, ku përmes një spektakli të jashtëzakonshëm, prezantohen edhe banorët e tjerë, atëherë nis loja e vërtetë”, ka shkruar Olsa në postimin e saj.

Hyrja e këtyre personazheve ka zgjuar interesimin e publikut, i cili tashmë është kurioz të mësojë se cilët do të jenë banorët e tjerë që do t’i bashkohen këtij edicioni.

Konkurrentët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.