Policia gjen armë ilegale pas të shtënave në një aheng në Malishevë, i dyshuari i dorëzon dy armë

Policia gjen armë ilegale pas të shtënave në një aheng në Malishevë, i dyshuari i dorëzon dy armë

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë ilegale pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në Malishevë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 30 tetor 2026, ndërsa Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor në Malishevë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar.

Gjatë veprimeve hetimore, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë ilegale dhe i ka dorëzuar ato vullnetarisht.

Policia ka bërë të ditur se janë dorëzuar një pistoletë me karikator dhe një pushkë automatike me karikator.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u ka bërë apel qytetarëve që të mos përdorin armë zjarri gjatë ahengjeve, duke paralajmëruar se një veprim i tillë paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike.

“Gëzimi dhe festat tona familjare e shoqërore duhet të jenë momente lumturie, jo rreziku”, thuhet në apelin e Policisë. /Telegrafi/