Kryeqyteti ka njoftuar se tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”.
Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të nisë sot, më 30 tetor, nga ora 17:00 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor, në ora 17:00.
Kjo masë, sipas komunës, po ndërmerret për të mundësuar zhvillimin e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. /Telegrafi/