
Sot në Pejë u protestua në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn, e cila u vra më 25 tetor, nga kunati i saj.
Në krye të marshit ishin edhe familjarët e saj, të cilët protestuan para Policisë, Prokurorisë e Gjykatës.
Te stacioni policor, u lëshuan edhe audio incizimet së ndjerës me zyrtarët policorë, nga të cilët ajo kërkonte mbrojtje e ndihmë.
Këto momente ishin mjaft të rënda për të afërmit e saj.