Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

Written by

in

Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të personelit policor në Policinë e Kosovës.

Vendimi, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, është nënshkruar nga ministri Xhelal Sveçla dhe është nxjerrë të enjten.

Aty specifikohet se, sipas nevojës dhe bazuar në vlerësimin e grupit, gjatë hartimit të projektligjit mund të ftohen në takime edhe përfaqësues të institucioneve të tjera dhe ekspertë të fushës.

Kujtojmë se Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që pensioni fillestar për pjesëtarët e policisë të jetë 60 për qind e pagës bruto, si dhe të ketë rritje prej dy për qind për çdo vit përvojë pune.