Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.
Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre, njofton Dukagjini.
Ajo ka shprehur përkushtimin që gjatë kësaj legjislature kjo agjendë të avancohet më tej, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave.
Haxhiu ka vlerësuar veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare të tij, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre për zbatimin e të drejtave të garantuara me ligj.
Burimi: Dukagjini
