Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë

Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë

Written by

in

Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të Arlinda Zekajt.  

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse veprimi i tij lidhet me trajtimin institucional të këtij rasti, Hoxha tha se “lidhet me dorëheqje morale”.

Megjithatë, ai nuk është përgjigjur nëse me këtë nënkupton se ndien përgjegjësi për lëshimet institucionale në trajtimin e rastit.

Zyra e Kryeministrit sot e bëri të ditur se Albin Kurti e kishte pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e kishte liruar atë nga detyra.

Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv