Bogujevci, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Bogujevci, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Written by

in

Ministrja Saranda Bogujevci, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën e kulturës dhe arteve, përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve kulturore.

Një nga propozimet e diskutuara ishte edhe themelimi i Forumit Kulturor Austriak në Prishtinë, si hapësirë për promovimin e kulturës austriake dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.

Burimi: RTKLive