
Big Brother VIP Kosova 5 tashmë ka nisur, ndërsa në shtëpinë më të madhe deri me tani kanë hyrë 19 banorë.
Me personalitete, karakteristika dhe histori të ndryshme, banorët kanë nisur rrugëtimin e tyre në këtë edicion, duke sjellë që në fillim dinamika dhe emocione.
Por pyetja që po shtrohet është: cili prej tyre po arrin të tërheqë më shumë vëmendjen e opinionistëve dhe të bëhet një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni?