Ajri i ftohtë nga veriu i Evropës prek Shqipërinë, temperaturat zbresin ndjeshëm

Ajri i ftohtë nga veriu i Evropës prek Shqipërinë, temperaturat zbresin ndjeshëm

Written by

in

Ndryshimi i masave ajrore, të cilat gjatë ditës së shtunë vijnë nga Veriu i Europës, do të sjellë në Shqipëri ftohje të motit, si edhe alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Më të dukshme vranësirat do të mbeten në gjysmën Lindore, duke gjeneruar reshje shiu, herë pas here në formë rrebeshi. Në zonat e thella malore priten sërish reshje dëbore.

Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në zonat Jugore-Juglindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira të dendura dhe kthjellime afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët, deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h, kryesisht nga drejtimi Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al/