
Sot dhe nesër, pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shii, të cilat do të jenë më intensive të dielën, më 1 nëntor.
Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën, më 31 tetor, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë.
Të dielën, reshjet e shiut pritet të intensifikohen, ndërsa temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 6 gradë dhe maksimalet nga 7 deri në 10 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.