Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në terren janë evidentuar mangësi në respektimin e masave të sigurisë për punëtorët.
Si pasojë, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. /Telegrafi/