Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj.
Siç bën të ditur Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për rolin e akademisë në zhvillimin e shtetit, rëndësinë e arsimit të lartë, avancimin e shkencës dhe kontributin e grave në jetën akademike dhe publike.
Shiroka Pula ka vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tri akademikeve në fushat e tyre përkatëse, duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së tyre në përballjen me sfidat dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.
Burimi: Dukagjini
