Nën koshat e Suharekës nis beteja e xhiros, në Gjakovë sfidohet lideri

Nën koshat e Suharekës nis beteja e xhiros, në Gjakovë sfidohet lideri

Written by

in

Nën koshat e Suharekës nis beteja e xhiros, në Gjakovë sfidohet lideri

Xhiroka e shtatë e kampionatit të basketbollit në Kosovë nis sot me dy përballje interesante.

Ndeshja hapëse zhvillohet në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me Rahovecin 029.

Takimi luhet në palestrën “13 Qershori”, duke filluar nga ora 17:00.

Ndërkaq, në orën 19:30, Vëllaznimi e pret në Gjakovë Bashkimin, në një përballje ku vendasit do të mundohen t’i bëjnë ballë liderit të kampionatit.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Shani Nushi”.

Të dyja përballjet transmetohen në Art Motion.