
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas “Betimi për Drejtësi”, Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt.
Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.
“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë përgjigje zyrtare nga Prokuroria dhe Policia, dhe sapo të marrë përgjigje do të përditësohet teksti. /BetimipërDrejtësi