Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

Written by

in

Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ajo ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.