Zyra e BE-së uron RTK-në për edicionin e suksesshëm të “Akordeve të Kosovës`

Zyra e BE-së uron RTK-në për edicionin e suksesshëm të “Akordeve të Kosovës`

Written by

in

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka uruar Radio Televizionin e Kosovës edicionin e Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”.

Në një postim, Zyra e BE-së ka vlerësuar se, pavarësisht sfidave me të cilat përballet, RTK-ja vazhdon t’i shërbejë interesit publik, përfshirë përmes programeve kulturore që i bashkojnë njerëzit.

“Urime Radio Televizionit të Kosovës për një tjetër edicion të suksesshëm të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”! Pavarësisht sfidave me të cilat përballet, RTK vazhdon t’i shërbejë interesit publik, përfshirë përmes programeve kulturore që i bashkojnë njerëzit. Një ligj i ri për RTK-në mbetet thelbësor për garantimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së saj”, thuhet në postim.

Burimi: RTKLive