Prishtina triumfon në udhëtim ndaj Llapit, barazohet me Malishevën në krye të tabelës

Prishtina triumfon në udhëtim ndaj Llapit, barazohet me Malishevën në krye të tabelës

Written by

in

Prishtina triumfon në udhëtim ndaj Llapit, barazohet me Malishevën në krye të tabelës

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Leutrim Kryeziu, i cili i siguroi tri pikë të vlefshme skuadrës kryeqytetase.

Me këtë fitore, Prishtina barazohet me Malishevën në krye të tabelës, me nga 26 pikë, duke u pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë.

Në anën tjetër, Llapi vazhdon krizën, duke mbetur në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.