Agjencia S&P Global Ratings ka ndryshuar perspektivën e vlerësimit kreditor të Meta Platforms nga “e qëndrueshme” në “negative”, për shkak të pasigurive rreth shpenzimeve kapitale dhe rrjedhës së lirë të parasë, raporton Reuters.
Vendimi vjen teksa kompania po zgjeron investimet në inteligjencën artificiale. Meta parashikon shpenzime kapitale prej 135 deri në 145 miliardë dollarësh këtë vit dhe planifikon të sigurojë 97,5 miliardë dollarë përmes shitjes së aksioneve.
S&P vlerëson se mbetet e paqartë kur të ardhurat nga këto investime do t’i tejkalojnë kostot në rritje. Agjencia parashikon deficit të rrjedhës së lirë operative të parasë prej 39 miliardë dollarësh në vitin 2026 dhe 71 miliardë dollarësh më 2027, raporton Reuters përcjell Dukagjini.
Sipas saj, shpenzimet e larta mund ta mbajnë këtë tregues negativ edhe përtej vitit 2028, duke shtuar nevojën për financim me borxh.
Meta e ka kundërshtuar vlerësimin për aftësinë e saj për të gjeneruar të ardhura nga inteligjenca artificiale. Një zëdhënës i kompanisë i tha Reuters se mundësitë për zhvillimin e produkteve dhe biznesit mbështesin profilin e saj të fortë kreditor.
Burimi: Dukagjini
