MPB: Gjatë 24 orëve, shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të parregullt të automjeteve

MPB: Gjatë 24 orëve, shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të parregullt të automjeteve

Written by

in

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.

Prej tyre, tre persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ku njëri prej tyre ka qen H.I. (39) nga Velesi, tjetri nga Kumanova dhe njëri nga fshati Sellcë i Tetovës.

Sipas njoftmit të MPB-së, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Gjithashtu, dy shoferë kanë drejtuar automjetin, pavarësisht se kishin ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, nga MPB theksojnë se do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.