Një tjetër përplasje me tone ironike është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, këtë herë mes Nichit dhe Anjezës.
Gjatë një bisede mes tyre, në fokus u vu çështja e punës së Anjezës, pasi Nichi pretendoi se ajo është larguar nga vendi i saj i punës.
Ishte Nichi ai që e ngriti këtë pretendim, duke deklaruar: “E kanë qitë tash prej punës”.
Anjeza reagoi menjëherë, duke mohuar atë që tha banori dhe duke theksuar se nuk është larguar nga puna. Ajo e akuzoi Nichin se po përpiqej të merrte vëmendje përmes kësaj deklarate.
“Nuk m’kanë qitë prej punës, po po don me marrë vëmendje”, u shpreh ajo, duke iu kundërpërgjigjur.
Megjithatë, Nichi nuk u tërhoq nga pretendimi i tij dhe vazhdoi të këmbëngulte, duke thënë: “E kanë qitë prej pune, por po filmon”.
Diskutimi mes tyre u shoqërua me thumbime, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com