Trajneri i Interit nuk fshihet pas justifikimeve: E gabuam qasjen, duhet të rikthejmë vendosmërinë

Trajneri i Interit nuk fshihet pas justifikimeve: E gabuam qasjen, duhet të rikthejmë vendosmërinë

Written by

in

Trajneri i Interit nuk fshihet pas justifikimeve: E gabuam qasjen, duhet të rikthejmë vendosmërinë

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk e përballoi me qasjen dhe vendosmërinë e duhur derbin ndaj Milanit, duke komentuar humbjen dhe problemet fizike që ndikuan në planet e tij për formacionin.

Pas ndeshjes, tekniku zikaltër nuk e fshehu zhgënjimin, duke theksuar se pritshmëritë për këtë përballje ishin të larta, por se skuadra nuk arriti të tregonte nivelin e kërkuar.

“Është e dhimbshme të humbasësh një derbi kur pritshmëritë janë të larta, duke pasur parasysh sezonin dhe atë që kemi për të mbrojtur. Sot na u desh të improvizonim për shkak të emergjencave të dy ditëve të fundit. E gabuam qasjen, por nuk është gjithçka keq”, deklaroi Chivu.

Trajneri vlerësoi reagimin e lojtarëve gjatë ndeshjes, duke kujtuar se Interi pati mundësinë të barazonte rezultatin në 2-2, por nuk arriti ta shfrytëzonte rastin, pasi portieri i Milanit, Mike Maignan, bëri një pritje vendimtare.

Chivu zbuloi edhe problemet shëndetësore që e detyruan të ndryshonte planet në momentet e fundit. Sipas tij, Bonny kishte kaluar një natë të vështirë, me të vjella dhe temperaturë deri në orën 04:30 të mëngjesit, ndërsa edhe Pio kishte pasur ethe.

Për këtë arsye, stafi teknik u detyrua të përshtaste formacionin dhe të kërkonte zgjidhje të tjera. Sa i përket Diouf, Chivu shpjegoi se priste që lojtari të shfrytëzonte më shumë hapësirat në sulm.

Megjithatë, trajneri nuk pranoi që problemet fizike të shërbenin si arsyetim për humbjen. Ai kritikoi mungesën e agresivitetit dhe vendosmërisë, veçanërisht në fazën mbrojtëse.

“Jemi fajtorë për qëndrimin tonë dhe për mungesën e lojës mbrojtëse. Vitin e kaluar kishim më shumë vendosmëri. Duhet ta rizbulojmë atë”, përfundoi Chivu, duke kërkuar reagim nga skuadra në ndeshjen e radhës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali